Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Prindërit e Norës rrëfejnë emocionet që ua solli titulli olimpik i së bijës

Prindërit e Nora Gjakovës janë të lumtur për suksesin e vajzës së tyre në Tokio 2020, ku u shpall kampione olimpike në kategorinë deri në 57 kg.

Luan dhe Elvana Gjakova thanë për KTV-në se kanë marrë shumë urime nga familjarët dhe miqtë për suksesin e Norës, duke theksuar se vajzës së tyre i ka munguar kjo medalje.

“Jemi të gëzuar, i është realizuar ëndrra. dita e sotme ka shkuar me urime të shumta nga miqtë, i është shpërblyer mundi. i ka munguar kjo medalje, edhe kjo iu realizua”, ka thënë ajo.

Tutje, Luan Gjakova ka thënë se Nora ka dhënë mund të madh për të ardhur në këtë ditë, duke u stërvitur dy-tri herë brenda ditës.

“Sikurse Nora, ashtu edhe Akili. Duhet të falënderoj trajnerin Driton Kukën që me mundin e tij kanë arritur jo vetëm fëmijët tanë, por edhe Majlinda, mandej Distria. Kjo tregon se Driton Kuka ka qenë i përkushtuar për këto. Jemi të gëzuar, sot ka qenë një ditë e veçantë”, ka thënë ai.

Edhe Ndonëse ka prekur kulmin, Nora Gjakova vazhdon ta shtyjë veten përpara Sport Ndonëse ka prekur kulmin, Nora Gjakova vazhdon ta shtyjë veten përpara

Ai ka porositur prindërit që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në xhudo në moshë sa më të hershme.