Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Nora përballë francezes Cysique në finale

Francezja Sarah Leonie Cysique është kundërshtare e Nora Gjakovës në finalen olimpike. Në gjysmëfinalen tjetër të kategorisë deri 57 kilogramë në xhudo, Cysique befasoi kanadezen Jessica Klimkait, duke e mposhtur.

Klimkait ishte bartëse e parë, ndërsa Cysique është e katërta. Tsukasa Yoshida ishte bartëse e dytë, ndërsa Nora e treta. Por Nora fitoi ndaj japonezes Yoshida dhe tani e kërkon të artën ndaj Cysiques. Me të ka një fitore e një humbje. Kishte pësuar më 27 gusht të vitit 2019, në Botëror.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa e ka mposhtur francezen në Grand Slamin e Parisit nmë 8 shkurt të vitit të kaluar. Cysique është 23-vjeçare ndërsa i ka dy medalje të bronzta botërore. Nora ka shumë më tepër suksese. Vetëm këtë vit ka fituar medalje evropiane e Botërore. Tani e ka të sigurt medaljen olimpike, kurse e synon të artën.