Tokio 2020

Vëlla e motër në garë për medalje olimpike

 

E hëna mund të jetë një ditë historike për Nora e Akil Gjakovën. Dy xhudistët nga Peja janë në luftë për medalje në ngjarjen më të madhe sportive, Lojërat Olimpike. Nora pak pak paraqitet në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kilogramë. Ajo ka mposhtur holandezen Sanne Verhagen dhe sllovene Kaja Kajzer.

Tani përballë do ta ketë japonezen Tsukasa Yoshida, ndaj të cilës ka katër humbje deri më tani. Por Nora është në formë jetësore dhe do ta kërkoj finalen, përkatësisht medaljen olimpike. Ajo ka fituar medalje evropiane e botërore këtë vit dhe tani synimet janë për medalje olimpike.