Tokio 2020

Titmus mposht Ledeckyn në finale të 400 metra krol

Foto: AP
 

Australianja Ariarne Titmus ka mposhtur amerikanen Katie Ledecky në finalen e 400 metra krol, duke e fituar të hënën të artën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Titmus përfundoi garën me kohë 3:58.69 minuta, duke lënë prapa amerikanen Ledecky për 0.67 sekonda që fitoi të argjendtën. Ledecky është rekordmene e botës në 400 metra krol, dhe po ashtu kishte fituar të artën në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro në vitin 2016.