Tokio 2020

Xhevahiri i Lojërave Olimpike të vitit 1964: Stadiumi Kombëtar “Yoyogi”

FOTO: AP
 

Stadiumi Kombëtar “Yoyogi” nga Kenzo Tange ishte simboli elegant i Lojërave Olimpike Verore të vitit 1964 që u mbajtën në Tokio, një ndërthurje e teknikës moderne dhe traditës Japoneze. Tange u vlerësua me çmimin “Pritzker” në vitin 1987 - çmimi më i lartë i arkitekturës - dhe citimi e përshkroi stadiumin “Yoyogi” si “ndër ndërtesat më të bukura të shekullit XX”. Edhe kështu mbetet. I thjeshtë. Goditës. Dhe, i përjetshëm. Stadiumi u ndërtua vetëm 19 vjet pas disfatës së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, një kohë kur materialet e ndërtimit ishin në mungesë të vendit. Ai ofroi një vështrim të hershëm në një Japoni modernizuese që përfshinte radio të vogla (tranzitorë), trena plumbash dhe etiketa të kudogjendura që lexonin “Prodhuar në Japoni”. Kulmi gjithëpërfshirës i stadiumit “Yoyogi” është ankoruar në tokë dhe mbahet nga kabllot e çelikut - si një urë që rri pezull - dhe lidh modelin modern, perëndimor me format e gjetura në tempujt dhe faltoret japoneze.

“Është një lloj mrekullie”, tha profesori Souhei Imamura, i cili mëson arkitekturën në Institutin e Teknologjisë Chiba. “Ai ndërthur strukturën, formën dhe gjithashtu funksionin. Secila është unike dhe ato janë të përziera. Dinamizmi kërkohej në atë kohë, sepse shoqëria japoneze dëshironte të ndryshonte, të evoluonte. Dinamizmi ishte i nevojshëm edhe për ato Lojëra Olimpike”.