Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Austriakja Kiesenhofer befason, fiton të artën në çiklizëm

Austriakja Anna Kiesenhofer ka bërë befasi duke e fituar të artën olimpike në “Tokio 2020” në garën rrugore në çiklizëm.

Kiesenhofer ka fituar të artën në debutimin e saj në Lojërat Olimpike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

30-vjeçarja, që nuk është pjesë e një skuadre profesionale të çiklizmit, është austriakja e parë që fiton të artën olimpike në garën rrugore të çiklizmit dhe e para që fiton një medalje olimpike për Austrinë në një disiplinë çiklizmi në 125 vjet.

Ajo ishte në krye nga fillimi, ndërsa u shkëput 40 kilometra pa mbaruar gara.

Holandezja Annemiek van Vleuten fitoi të argjendtën, ndërsa italianja Elisa Longo Borghini të bronztën.