Tokio 2020

Ekipi olimpik i Australisë triumfoi ndaj Argjentinës

Descriptive Text

Ekipi olimpik i Australisë në futboll, e ka mposhtur Argjentinën me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit C të turneut olimpik “Tokio 2020”.

Një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën kanë qenë të mjaftueshëm për australianët që të rrëmbejnë 3 pikë.

Lachlan Wales në minutën e 14-të dhe Marco Tilio në të 80-ën, shënuan golat e fitores.

Me 3 pikë, Australia është lidere e grupit.