Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Brazili mposht Gjermaninë, shkëlqen Richarlison

Brazili e ka nisur me fitore turneun olimpik. Brazilianët fituan ndaj Gjermanisë me rezultatin 4:2, në ndeshjen e Grupit D.

Në fitoren e Brazilit ka shkëlqyer sulmuesi i Evertonit, Richarlison i cili ka shënuar hat-trick në pjesën e parë.

Braziliani realizoi golin e parë në minutën e 7-të. Rezultatin e dyfishojë në minutën e 22-të. Kurse tre-golshin e kompletoi pas gjysmë ore lojë.

Matheus Cunha lëshoi rast të artë që të shënojë golin e katërt për Brazilin, duke dështuar nga penalltia në kohën shtesë të pjesës së parë.

Gjermania ia doli që të kthehet në lojë. Së pari Nadiem Amiri ngushtojë rezultatin në 3:1 në minutën e 57-të.

Më pas, Ragnar Ache shënoi për 3:2 në minutën e 84-t.

Edhe Richarlisoni ia siguron fitoren Brazilit dhe avancimin në çerekfinale Tokio 2020 Richarlisoni ia siguron fitoren Brazilit dhe avancimin në çerekfinale

Megjithatë, kjo ishte krejt çfarë bën gjermanët, pasi Pauliho në minutën e 95-të shënoi golin e katërt për Brazilin dhe të fundit në këtë ndeshje.

Gjermania luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 63-të, pas përjashtimit të Maximilian Arnoldit pas dy kartonëve të verdhë.