Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Zeqaj: Rastet e gazetarëve trajtohen me prioritet

Bashkim Zeqaj, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, njëherësh edhe koordinator për trajtimin e rasteve të gazetarëve, ka thënë se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe zyra ku ai punon gjithmonë ka qenë e hapur dhe ka trajtuar rastet e gazetarëve.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, zyra e koordinatorit kombëtar edhe zyra e koordinatorit Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjithmonë ka qenë e hapur për gjithë gazetarët, i kemi trajtuar rastet e tyre, i kemi informuar për çdo rast, i kemi qëndruar afër tyre, kemi trajtuar çdo rast i cili ka ardhur në Prokurorinë Themelore dhe të jeni të sigurt që çdo rast që vjen në kuadër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, trajtohet me prioritet kur kemi raste që kanë prova”, ka thënë Zeqaj në “Tempus” të KTV-së.

Prokurori ka shtuar se rastet e gazetareve trajtohen gjithmonë me prioritet.

“Rastet e gazetareve gjithmonë i kemi trajtuar me prioritet edhe po vazhdojmë t’i trajtojmë. Në rastin e fundit në muajin mars Prokuroria Themelore e ka trajtuar me aktakuzë të drejtpërdrejtë sepse i ka pasur provat e mjaftueshme prokurori i rastit edhe ai ka vendosur dhe natyrisht që është një sukses”, është shprehur Zeqaj.