Hajrullah Tërnava, njohës i çështjeve të sigurisë, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se është shumë me rëndësi që sovraniteti i Kosovës tani po shtrihet deri në kufijtë me Serbinë.
Sipas tij, situata ka ndryshuar rreth 90%, pas sulmit terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në tërësi 80-90% është ndryshuar situata, sepse duke pas parasysh edhe ato zgjedhjet e kryetarëve shqiptarë e sidomos para një viti e diçka kur e lëshuan serbët policinë, prokurorinë, gjyqësinë, e të tjera”, tha Tërnava.
Shtrirjen e sovranitetit, sipas tij është dashur ta ndërmarrin edhe qeveritë tjera prej vitit 2000.
“Tash në ato pjesë të veriut janë policët shqiptarë, që do të thotë se megjithatë, sovraniteti i Kosovës po shtrihet deri në kufijtë me Serbinë. Kjo është ajo e rëndësishmja që na është dashtë edhe qeveritë e tjera me ndërmarrë prej vitit 2000 e jo vetëm tani”, shtoi Tërnava.
Ai përmendi edhe një shpërthim që ndodhi së fundi, e i cili tha se është akt i frikësimit dhe se të tilla veprime nuk do të ndalen.