Drejtori i Drejtorisë për Krime të Luftës në Policinë e Kosovës, Bashkim Spahiu, tha se masakra e Prekazit është një rast hetimor i cili është në zhvillim.
“Unë e di që prej sektorit për hetimin e krimeve të luftës asokohe ka shkuar një kallëzim penal. E di që edhe një varg i veprimeve hetimore nën autorizimin e prokurorit të rastit janë kryer prej hetuesve të Drejtorisë për Krimeve të Luftës tash, e di që ka pas subjekte shumë specifike që janë trajtuar në këtë rast hetimor, sigurisht që veprimet hetimore kanë me vazhdu e pas parasysh faktin që shumë subjekte që janë të identifikuar si të dyshimtë në pjesëmarrje në këtë akt kriminal nuk kanë qenë të qasshëm. Disa prej provave, dëshmitë e reja burojnë çdo ditë qoftë edhe prej publikimeve nga mediet e ndryshme qoftë ato vendore, qoftë ndërkombëtare, kështu që është një rast hetimor që është në zhvillim”, tha Spahiu në emisionin “Tempus” në KTV.
Ai shtoi se bashkëpunimi me Prokurorinë Speciale është në nivel dhe se janë në rrugë të mirë që ky bashkëpunim të thellohet.
Spahiu: Drejtoria për Krime të Luftës në Policinë e Kosovës numëron 32 zyrtarë
Drejtori i Drejtorisë për Krime të Luftës në Policinë e Kosovës, Bashkim Spahiu, tha se kjo Drejtori numëron 32 zyrtarë, edhe pse me strukturën organizative parashihen me qenë 41.
“Për momentin, na i numërojmë 32 zyrtarë në Drejtori, ndërkohë që me strukturën organizative parashihen me kanë 41. Procesi i rekrutimit ka stagnuar për çështje objektive që afekton edhe hapësirën e Drejtorisë që e ka në shfrytëzim, mirëpo do të thotë jemi duke punuar me këto kapacitete momentalisht”, tha Spahiu.
I ftuar në “Tempus“, ai tha se fillimisht i kanë kushtuar rëndësi konsolidimit administrativ të Drejtorisë dhe rekrutimit të stafit.
Edhe
Kurti: Është e domosdoshme që hetimet e gjykimet për krimet e luftës të marrin hov
“Në raport me stafin dhe përgatitjet profesionale, i kemi organizuar disa trajnime të cilat mundem me thanë se i kanë avancuar njohuritë e hetuesve për trajtimin e rasteve hetimore, sigurisht ka hapësirë edhe për më tepër”, tha Spahiu.
Drejtori tha se po gjurmohen mundësi për programe të ndryshme të trajnimit specialistik të hetuesve.
“Ka ana tjetër, do të thotë vetë Policia e Kosovës iu ka nënshtruar një strukturimi të përgjithshëm dhe kemi me thanë në aspektin pozitiv e ka afektuar Drejtorinë tonë. Na e kemi rekrutuar staf me eksperienca të ndryshme. Mundem me thanë nja 60 për qind e stafit që është tash pjesë e Drejtorisë, ka ardhur prej fushës hetimore, pavarësisht që ka trajtuar sfera dhe specifika të ndryshme. Do të thotë ata janë adaptuar mundem me thanë mirë dhe ashtu siç iu kam prezantuar statistikat edhe paraprakisht do të thotë përkundër këtyre sfidave kemi arritur edhe trajtimin e lëndëve hetimore ta avancojmë edhe me e ngjallë si me thanë dinamikën e procesimit të lëndëve tona, karshi obligimeve ligjore që i kemi”, shtoi Spahiu.
-
26 vdekje në vendin e punës për 10 muaj
-
Mungesa e bashkëpunimit juridik me Serbinë cilësohet sfidë për trajtimin e krimeve të luftës në Kosovë
-
Mungesa e bashkëpunimit juridik me Serbinë sfidë për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë
-
Kasumi: Kosova duhet të grumbullojë faktet, ta dërgojë palën serbe ku e ka vendin