Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria dorëzon aktakuzë për krime lufte në lagjen e Jasharajve në Prekaz

Prekaz

Foto: Arkiv

Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzën për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet rreth aktakuzës apo personave ndaj të cilëve është ngritur ajo. 

Për të njoftuar për dorëzimin e kësaj aktakuze, Prokuroria ka thirrur një konferencë për media. 

Konferenca do të mbahet në ambientet e Prokurorisë Speciale në orën 13:30.