Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Shala e pyet Haxhiu nëse ka dështuar ta bindë Kushtetuesen

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” të KTV-së, e pyeti ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nëse kanë dështuar ta bindin Gjykatën Kushtetuese, për çka ministrja tha se gjykata nuk vepron në bazë të bindjeve.

“Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson qysh po mendon ti në bazë të bindjes, a e kemi bind Gjykatën Kushtetuese”, tha Haxhiu, duke folur rreth asaj se përse duhet të ketë përfaqësues nga Avokati i Popullit në Këshill Prokurorial.

Ajo tha se i kanë dërguar komentet lidhur me atë se si mund të përfshihet Avokati i Popullit në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Shala tha se Kushtetuesja e konteston çështjen e Avokatit të Popullit për disa arsye.

Kurse, Haxhiu tha se Komisioni i Venecias thotë se mund të përfshihet një anëtar nga Avokati i Popullit dhe jo vetë Avokati i Popullit si emër i përveçëm.