Blendë Pira nga YIHR-Kosovë (Nisma e të Rinjve për të Drejta të Njeriut), në emisionin “Tempus” në KTV, ka theksuar se mospërfaqësimi i grave në sistemin e drejtësisë është shqetësuese.
Sipas saj, është fatkeqësi që 16 vite nga hyrja e Kushtetutës në fuqi dhe 9 vite nga hyrja në fuqi e Ligjit për barazi gjinore, duhet të diskutohet çështja e barazisë gjinore.
“Statistikat na tregojnë që përfaqësimi gjinor nuk është në nivelin e duhur, është jashtëzakonisht shqetësuese”, ka deklaruar Pira.
Pira ka shtuar se nuk ka politika brenda institucioneve që krijojnë një ambient të sigurt për gratë që të jenë të përfaqësuara dhe të marrin pjesë në institucione.
Ajo ka theksuar se në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial ka gra të zonja që kanë treguar se e bëjnë punën ashtu si duhet, por duhet t’iu krijohet hapësirë dhe ambiente të sigurta për ta kryer punën e tyre.
-
Gjykata dështoi të marrë vendim përgjatë 4 vjetësh, viktima e dhunës në familje vdiq
-
Kritikohet gjyqtarja për mosprezencë në rastin e ngacmimit seksual në Fushë-Kosovë
-
Kurti: Demokracia s'është e fortë pa përfaqësim të barabartë të grave
-
Raporti i OKB-së: Gratë gëzojnë vetëm 64% të të drejtave ligjore që gëzojnë burrat
- Nga parimet në vepra: Përmbushja e premtimit të Kosovës ndaj grave dhe vajzave