Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Meta: Shpesh janë shkelur të drejtat e pacientëve, në Psikiatri s’ka barna për trajtim

Burim Meta, deputet i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në emisionin “Tempus” në KTV, të hënën, tha se shpeshherë ka pasur raste kur janë shkelur të drejtat e pacientëve dhe se mungojnë barnat për trajtimin e tyre.

“Gjatë punës tonë, duke dashur të bëjmë punën tonë ndonëse edhe kemi shkelur në të drejtat pacientëve gjatë trajtimit të tyre të detyrueshëm, e gjëra të tjera”, tha Meta.

Ai shtoi se duhet të bëhen protokolle të veçanta për medikamentet që iu nevojiten pacientëve dhe të caktohet një buxhet i mjaftueshëm për ato.

Deputeti potencoi se sot në Klinikën Psikiatrike mungon një lloj i barit që vetëm me një dozë është shkruar me një zero më pak ose më shumë nga organet e prokurimit dhe nuk kanë mundur të furnizohen me atë bari, i cili është i pari për trajtimin e pacientëve.

Meta tha se gjatë punës që kanë bërë, kanë hasur nëpër shumë vështirësi përkundër se Kosova sipas tij, për dallim me vendet tjera të rajonit është në vend të parë sa i përket ofrimit të shërbimeve të shëndetit mendor.

“Kemi pasur dhe raporte jashtëzakonisht negative nga Komisioni Evropian kundër dhunës dhe torturës edhe nga Avokati i Popullit që del me raporte vjetore. Po rritet numri kërkesave për marrje të shërbimeve rreth shëndetit mendor, e këtë çështje e ka rënduar edhe më tepër pandemia”, u shpreh Meta.

Edhe Mungesa e barnave dhe llogaridhënies – sot në "60 Minuta" me Besim Kodrën 60 MINUTA Mungesa e barnave dhe llogaridhënies – sot në "60 Minuta" me Besim Kodrën

Ndërkaq, tha se në bazë të vizitave të shumta nëpër organizata joqeveritare nëpër gjitha institucionet nuk kanë qenë të kënaqur dhe në mënyrë urgjente i kanë rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë që të merret konkretisht me shëndetin mendor.

“Një ligj, i cili ka qenë në fuqi nuk ka qenë i formësuar mirë dhe nga 13 aktet nënligjore të parapara është nxjerrë vetëm një nga ta dhe kjo e ka pamundësuar funksionalizimin e këtij ligji”, tha Meta.