Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, tha se rrëzimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) nga Gjykata Kushtetuese, është lajm i mirë, pasi sipas tij në këtë formë, Qeveria dhe partia në pushtet- Lëvizja Vetëvendosje, nuk arritën ta kapin KPK-në.
Ai në emisionin “Tempus” nw KTV theksoi se kanë qenë të bindur që në fillim se ky Ligj është kundërkushtetues dhe se këtë nuk e konsiderojnë si fitore të opozitës, por fitore të drejtësisë.
“Është fitore e drejtësisë, është fitore e sundimit të ligjit në këtë vend, e ruajtjes së sistemit tonë juridik, e ruajtjes së pavarësisë së institucioneve të pavarura kushtetuese dhe është një lajm i mirë sepse Qeveria e Kosovës dhe shumica parlamentare-Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti që ta kapë këtë institucion të pavarur kushtetues dhe jo vetëm ta kapë këtë institucion të pavarur kushtetues, por të ndërhyjë në institucionet e pavarura kushtetuese”, tha Manaj.
Ai shtoi që nëse konsiderohet që këto institucione janë kapur, reforma në drejtësi nuk bëhet duke i rikapur institucionet e pavarura kushtetuese.
-
LDK: VV-ja tentoi bllokimin e institucioneve, vendimi i Kushtetueses fitore për demokracinë
-
Manaj: Qeveria Kurti ka dështuar në procesin e vetingut
-
Haxhiu – Deliu-Kodrës: Rrëzimi i Ligjit për KPK-në mund të jetë lajm i mirë vetëm për ju
-
Demolli-Nimani: MD-ja dështoi ta bëjë reformën në KPK
-
Tahiri: Kurtit iu pamundësua ta vërë nën kontroll KPK-në