Udhëheqësja e Zyrës për Integrime Evropiane në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Arlinda Krasniqi, ka theksuar se transparenca në KGJK është rritur në mënyrë maksimale.
Ajo të hënën në emisionin “Tempus” në KTV, ka thënë se KGJK-ja ka pasur një vit mjaft dinamik, me sfida, reforma e me rezultate të shumta.
“Një ndër reformat që janë bërë ka qenë edhe transparenca, domethënë është bërë rritja e nivelit të transparencës në një mënyrë maksimale. Sot mund të shihni se në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, publikohet një numër i madh, shumë i madh i informacioneve që janë të qasshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Po ashtu, informata të bollshme publikohen edhe në ueb-faqet e secilës gjykatë”, është shprehur Krasniqi.
Ajo ka theksuar se KGJK-ja është i hapur me publikun dhe shoqërinë civile dhe se në portalin e tij publikon informata të mëdha, si për performancën e gjyqtarëve, procedurat disiplinore, emërimet dhe ngritjet në detyrë të gjykatësve.
Krasniqi ka përmendur edhe transmetimin e takimeve të KGJK-së, raportimet e rregullta tremujore të kryetarëve të gjykatave dhe të asamblesë së gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës.
“Këshilli Gjyqësor ka parasysh që transparenca është një kriter kyç për një gjyqësor të hapur dhe një gjyqësor llogaridhënës. Publikimi i të gjitha vendimeve gjyqësore në ueb-faqen e KGJK-së, në mënyrë të qasshme dhe të kuptueshme, ndikon në rritjen e llogaridhënies në veprimtarinë e gjyqësorit. Kjo ka rëndësi të madhe në rrugën e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Një praktikë e mirë e publikimeve, e rrit besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe po ashtu i përmbush edhe obligimet që kemi ndaj bashkësisë evropiane”, ka deklaruar ajo.
-
Vellija thotë se Këshilli Gjyqësor e ka avancuar transparencën
-
Arrni: Përkundër mungesës së buxhetit dhe numrit të lëndëve, gjyqësori ka performuar mbi 100%
-
Zogaj: Zgjedhja e anëtarëve të rinj në KGJK do të jetë transparente dhe pa asnjë lloj ndërhyrje
-
FOL i kërkon KPK-së dhe KGJK-së transparencë për vendimet disiplinore
-
Zogaj: Ka shumë mangësi në luftimin e korrupsionit, por të paktën s’kemi lëndë që po parashkruhen