Besim Kelmendi, ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka deklaruar se është e domosdoshme rritja e numrit të mbrojtësve të viktimave të krimit.
Në emisionin “Tempus” të martën, Kelmendi ka thënë se kjo rritje duhet të bëhet në mënyrë që seancat gjyqësore të mos dështojnë në mungesë të tyre.
“Kjo zyrë ka një numër të vogël të mbrojtësve të viktimave. Duke marrë parasysh edhe ligjet për parandalimin e dhunës në familje, po pastaj protokollin për veprat penale kundër integritetit seksual, ku është e detyrueshme është me marrë pjesë mbrojtësi i viktimave në seanca do të jetë e pamundur që të zhvillohen procedurat pa mbrojtës të viktimave dhe duhet automatikisht shumë shpejt që ne dhe Këshilli Prokurorial të shohim mundësinë buxhetore për të rritur numrin e mbrojtësve të viktimave, në mënyrë që mos të dështojnë seancat për shkak të mospjesëmarrjes së mbrojtësve të viktimave”, tha Kelmendi.
Ai ka deklaruar se ekziston një numër i madh i viktimave të krimit, të cilat janë si rrjedhojë e veprave penale të dhunës në familje, kundër integritetit seksual dhe trafikim me qenie njerëzore.
“Zyra për mbrojtjen e viktimave ka trajtuar mbi dy mijë e 100 raste vetëm këtë vit, që tregon se është një numër i madh i viktimave, duke përfshirë viktimat e dhunës në familje, kundër integritetit seksual, pastaj trafikimit me qenie njerëzore, të cilat janë vepra penale më të ndjeshme sa i përket gjinisë femërore kur janë ato viktima”, tha Kelmendi.
Ai tha se është shqetësues fakti se në çfarë situate gjendet zyra për mbrojtjen e viktimave të krimit.
-
Besim Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e u.d. së kryeprokurorit të shtetit
-
Prokurorët me kritika për qeverinë e presidenten
-
Kelmendi kërkon më shumë mbështetje: Mungesa e buxhetit po dëmton drejtësinë
-
Mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në pritje të drejtësisë
-
Mbi 2 mijë e 800 viktima të dhunës në familje gjatë 2025-s, 75% gra