Menaxherja e projektit në Lëvizjen FOL, Burbuqe Kastrati, tha se Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), iu kanë shtuar punët, por jo edhe buxheti.
“Neve kemi bërë rekomandime që përpos që ka nevojë për shtim të stafit dhe ka nevojë për rritje të buxhetit. Shumëfishimi dhe vëllimi i rritjes së punëve që ka Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, faktikisht, ka shtuar edhe obligime të reja. Gjithsesi, Agjencia ka obligime të cilat janë të pavarura në raport me institucionet e tjera. Strategjinë nuk e bën ajo, e bën Qeveria në bashkëpunim me Agjencinë, gjithsesi kjo nuk duhet të krijojë ngufatje në raport me Agjencinë, pavarësisht se ka qenë në grup punues kur është bërë- Strategjia Kombëtare Kundër Korrupsionit, e të tjera”, tha Kastrati, në emisionin “Tempus” në KTV.
Sipas saj, është e nevojshme që kur bëhen këto ndryshme, të përkojnë me rritje të buxhetit dhe stafit, trajtim dhe ngritje të kapaciteteve të brendshme brenda Agjencisë.
-
FOL: APK-së iu shtuan përgjegjësitë, nuk iu rrit stafi fare e buxheti nuk iu rrit mjaftueshëm
-
Kastrati: S’ka mjaftueshëm prokurorë e gjyqtarë për të luftuar korrupsionin
-
Demolli-Nimani: APK-ja t’i fuqizojë mekanizmat sa i përket sinjalizimit të brendshëm
-
Buleshkaj: 2024-ta ka qenë plot sfida, por jemi të kënaqur me rezultatet
-
Bajraktari: Mungesa e Strategjisë, mungesë e vullnetit për të luftuar korrupsionin