TEMPUS

Ibishi: Lokacioni i Banjskës u zgjodh qëllimshëm, Policia arriti t’iu kundërpërgjigjet

Njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi, ka theksuar se lokacioni i Banjskës ishte zgjedhur qëllimshëm nga grupi kriminal, për shkak të afërsisë së kufirit me fshatrat e Novi Pazarit.

“Pse është zgjedh mu Banjska, përafërsisht është sikur një zorrë qorre e ndarë nga aksi rrugor magjistrale që shpie nga Zveçani në drejtim të Leposaviqit edhe afërsia e kufirit me fshatrat e Pazarit të Ri”, ka theksuar Ibishi, në emisionin “Tempus” në KTV.

Sipas tij, rol ka luajtur edhe relievi tokësor që është mundësuar edhe futja e mjeteve të blinduara.

“Është zgjedh si pikë strategjike ajo ndërhyrje në kuptimin e asaj që nëse nuk dështon ai operacion i tyre që realisht tu pas parasysh përgatitjen e tyre, mundësinë e performancës ne kemi minimal viktima, kemi vetëm një të vrarë dhe një të plagosur dhe një të lënduar”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, reagimi i Policisë së Kosovës sipas Ibishit ka qenë jashtëzakonisht i mirë.

“Ne në veriun e Kosovës asnjëherë nuk kemi pasur më tepër kontroll edhe situatën nën mbikëqyrje në aspektin e sigurisë, pra nuk kem pas shumë prezencë të ekstremistëve”, ka shtuar Ibishi.

Po ashtu ai ka thënë se veprime të tilla duhet të priten edhe në të ardhmen pasi që sipas tij ata nuk do ta lënë vetëm kaq.

“Edhe përfundimisht që Policia e Kosovës ka kryer detyrën mirë falë profesionalizimit edhe ka arrit që ta mposht t’i kundërpërgjigjet edhe një formë ta shpartallojë grupin edhe mbizotërojë edhe të konfiskojë të gjitha ato mjete dhe një formë t’ia dalë”, ka thënë Ibishi.