Hulumtuesja në Lëvizjen FOL, Albana Hasani, ka deklaruar se mosfinalizimi i draftit të Strategjisë kundër korrupsionit tregon neglizhencë të Qeverisë në përmbushjen e obligimeve ligjore.
“Institucionet e Kosovës tash e sa vite po vazhdojnë të përballen me mungesën e një dokumenti strategjik për luftimin e korrupsionit. Qeveria e Kosovës vitin e kaluar kishte sjellë vendimin për themelimin e strukturave përgjegjëse për draftimin dhe hartimin e Strategjisë dhe kishte paraparë afatin deri më 31 dhjetor që të finalizohet ky dokument gjë që nuk u bë dhe tregon një neglizhencë të madhe të Qeverisë në përmbushjen e obligimeve ligjore të parapara me Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit”, ka theksuar Hasani në emisionin “Tempus” në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka deklaruar se si shoqëri civile, kanë qenë anëtarë të grupit punues dhe se deri tani janë mbajtur disa takime, në të cilat u janë prezantuar drafte të ndryshme të Strategjisë, që ngjasonin shumë pak me njëra-tjetrën.
Sipas saj, kjo tregon joseriozitet dhe neglizhencë të madhe në hartimin e këtij dokumenti.