Safet Gërxhaliu, njohës i çështjeve ekonomike, njëherësh ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se diplomacia ekonomike duhet të jetë e depolitizuar, të jetë në interes të ekonomisë dhe jo në interes të politikës që për fat të keq i ka munguar Kosovës me vite.
“Duhet vërtet ta shtrojmë problemin në rrafsh horizontal në qoftë se e analizoni totalin e importeve të vitit 2022, 6 për qind e importeve janë nga Serbia, në qoftë se zbërtheni dhe analizon strukturën e importeve nga Serbia, nga 6 për qind vetëm 2.2 për qind janë prodhime serbe, të gjitha tjerat janë prodhime evropiane. Në qoftë se analizojmë investimet e huaja në Serbi, investimet amerikane janë 4.4 miliardë dollar dhe i kanë të punësuar 22 mijë të punësuar, ndërsa gjermanët në Serbi i kanë 46 firma, i kanë të investuar 6 miliardë, i punësojnë 86 mijë vetë në Serbi. Prandaj, po e shihni se në çdo bllokadë do të kishte qenë një atak përballë kompanive dhe brendeve evropiane dhe atyre amerikane”, deklaroi Gërxhaliu në “Tempus”.
Tutje ai shtoi se në këtë drejtim vlerëson se duhet të mbështetet sektori privat dhe duhet të ketë monitorim të subvencioneve dhe granteve, e po ashtu të ketë kampanja vetëdijesuese për qytetarët.
-
Gërxhaliu: Diaspora ka peshë të madhe, fatkeqësisht Kosova s’di ta ruajë
-
Gërxhaliu: Samiti i Berlinit mundësi për zhvillimin ekonomik për shtetet që dinë ta shfrytëzojnë
-
Njohësit kërkojnë që të rishikohet masa ndaj mallrave të Serbisë, thonë se po dëmtohet Kosova
-
Ekonomistët: Ka pasur progres për 15 vjet, më së shumti ekonominë e dëmtoi jostabiliteti politik
-
Gërxhaliu: Të mendohet më shumë për sektorin privat