Ian Bancroft nga Iniciativa për Ndryshime Paqësore në Ballkanin Perëndimor ka thënë se kanë pasur shembuj të gjuhës nënçmuese nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin për shqiptarët, por sipas tij ata si mekanizëm do mblidhen për ta diskutuar dhe ngritur zërin për këtë çështje.
“Tashmë kemi pasur disa shembuj të përdorimit të gjuhës nga Vulini, përshkrime nënçmuese për shqiptarët dhe kur diçka si kjo paraqitet në muajt e ardhshëm, atëherë ne do të mblidhemi si mekanizëm reagimi dhe të analizojmë se çfarë mesazhi mund të përçohet në hapësirën publike. Pra, në këtë drejtim, është një qasje e përbashkët, vlera, objektiva dhe qëllime të përbashkëta. Në kuptim të dallimeve dhe kjo nuk përfshin vetëm organizatat e shoqërisë civile, por po përballemi me një rrethanë asimetrike këtu”, ka thënë ai në emisionin “Tempus” në KTV.
Bancroft ka folur edhe për përfaqësimin politik në Serbinë jugore duke e krahasuar atë me përfaqësimin e serbëve të Kosovës dhe theksoi se Kushtetuta e Kosovës i siguron vende në Kuvend pa pas nevojë për vota.
“Në bazë të Kushtetutës, ju keni vende të rezervuara për serbët e Kosovës dhe për minoritetet. Në Serbi, çështja është se shqiptarët apo për ndonjë minoritet tjetër nuk është e domosdoshme që të arrihet pragu prej 3%, por ata gjithsesi duhet të sigurojnë numrin e mjaftueshëm të votave në mënyrë që të sigurojnë të paktën një vend të vetëm në parlament. Dhe kjo nuk do të ndryshojë së shpejti, kështu që ne duhet të gjejmë një mënyrë që të pranojmë se këto janë rrethanat dhe të gjejmë mënyra që të punojmë duke pasur parasysh këto asimetri mbizotëruese”, është shprehur ai.
Sipas Bancroft, komuniteti shqiptar në Serbi nuk do të ketë vende të rezervuara dhe dyshon nëse do të ndodhë ndonjëherë, teksa thotë se e kundërta ndodhë me komunitetin serb në Kosovë, për të cilin beson që këto vende do t’i ketë për kohe të gjatë.
-
Bislimi: Në Serbi janë bërë të ligjshëm termat nënçmues ndaj shqiptarëve
-
OJQ-të kërkojnë reagimin e Bërnabiqit për gjuhën urrejtëse të Vulinit për shqiptarët
-
Ministri serb: Për paqe në Ballkan duhet respektuar e dëgjuar serbët
-
Bislimi: BE-ja e konfirmon shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi
-
Mustafi paralajmëron ta dërgojë padinë ndaj Vulinit edhe në Strasburg