1 perditesime
21:51

Gjyqtari Maxhuni: Gjoba prej 200 eurosh për kanosje ndaj një gazetari ose komunitetit LGBTIQ+, e ultë

Gjykatësi Agron Maxhuni, ka theksuar se gjoba prej 200 eurosh për kanosje ndaj një gazetari ose personave të komunitetit LGBTIQ+, është e ulët.

“Një gjobë e kësaj natyre është e ulët edhe në kuptim të udhëzuesit”, ka thënë gjyqtari Maxhuni në emisionin “Tempus” në KTV

Sipas tij, për kanosje dënimi parashihet varësisht prej rastit.

“Mendoj që gjyqtari me rastin e shqiptim të aktgjykimit dënues duhet të marrë parasysh efektin e atij dënimi në raport me vetë personin i cili e ka kryer veprën penale”, shtoi tutje ai.

Sipas gjyqtarit, qëllimi i dënimit nuk është hakmarrja, por është t’i tregojë për pasojat të cilat janë në raport me personin të cilin e ka kryer veprën.

“Por, edhe të ndikojë te të tjerët që të ndalen këto vepra të kësaj natyre, përkatësisht që të këtë preventivë ne raport me personat” shtoi Maxhuni.

21:43

Gjyqtari Maxhuni: Nëse ka gjyqtar që diskriminon të raportohet dhe ndëshkohet

Gjykatësi Agron Maxhuni, ka thënë se në rast se ka një gjyqtar që diskriminon, atëherë mund të raportohet dhe ndaj të njëjtit mund të merren masa disiplinore.

“Qasja e gjyqësorit në raport me të gjitha palët edhe në raport me të gjitha viktimat duhet dhe është e njëjtë dhe nuk ka qasje diskriminuese, ne është mirë të flasim me raste ku ka ndodh edhe ndaj një gjyqtarit mund të merren masa disiplinore edhe mund t’i iniciohet edhe te vet kryetari i Gjykatës, por edhe vetë nga Avokati Popullit, nga Këshilli Gjyqësor nëse kemi raste të tilla”, ka theksuar Maxhuni në emisionin “Tempus” në KTV.

Ai ka deklaruar se rastet e tilla duhet të identifikohen rastet e tilla dhe të pasqyrohen.

“Është mirë të flasim në gjuhën e argumentit dhe t’i identifikojmë këto raste dhe t’i shpjegojmë këto raste dhe t’i pasqyrojmë këto raste”, tha Maxhuni.