Bajrami: Qeveria, kreative në krijimin e problemeve

Bajrami: Qeveria, kreative në krijimin e problemeve
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria është jashtëzakonisht e aftë që të krijojë probleme në të gjitha sferat.
Të hënën në emisionin “Tempus” në KTV, Bajrami ka renditur disa nga çështjet që sipas saj Qeveria e ka komplikuar situatën.
“Këto janë komplikime, të cilat këta po i bëjnë në secilën fushë, domethënë mënyra se si këta i komplikojnë çështjet në katër komunat veriore, mënyra se si e kanë komplikuar çështjen e të hyrave vetanake të komunave, mënyra se si i komplikojnë gjërat me furnizim me tekste dhe gjëra mësimore për nxënësit, mënyra se si kanë vendosur për tatimin në pronë, duhet një kabinet i tërë të jetë tepër kreativ, të punojë ditë e natë për të bërë metoda të cilat nuk sjellin rezultat po vetëm shpenzojnë kohë, sjellin kosto buxhetore dhe sjellin dështime. Është e paimagjinueshme se si arrijnë me qenë aq kreativë në kompleksitetin, t’i bëjnë gjërat aq komplekse edhe me sjellë vetëm dështime”, tha Bajrami
Bajrami: Për herë të parë në histori, një zëvendësministër nënshkruan tenderë milionësh
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në emisionin “Tempus” në KTV, të hënën, tha se “për herë të parë në histori një zëvendësministër nënshkruan tenderë në vlerë milionësh në Kosovë”.
“Dështimi për me e bë qoftë një projekt të madh kapital, tregon shumë për logjikën qeverisëse të kësaj Qeverie. Ata tenderët të cilët i kanë dhënë, i kanë dhënë përmes negociimit të drejtpërdrejtë dhe çka nënkupton kjo, domethënë tenderi njëburimor është kur ministri i Infrastrukturës ose zëvendësi i tij, i cili e ka kompetencën…Për herë të parë në historinë e Kosovës, një zëvëndësministër nënshkruan tendera milionësh, domethënë ulen, i thirrin shokët, dashamirët edhe kompanitë ku kanë punuar, ma herët dhe iu japin tendera”, tha Bajrami.
Bajrami tha se edhe mënyra se si jepen subvencionet është komplet jotransparente.
“Kjo nuk ka ndodhë asnjëherë. Edhe kur ka korrupsion, edhe kur ka jobarazi të tillë në treg, domethënë ti i qet kompanitë në pozitë të pabarabartë dhe ato nuk munden me i konkurru njëra-tjetrës. Kur kemi nën-invistime në secilën prej fushave. Ne nuk kemi pa progres as sa i përket parqeve ekonomike, fushave ekonomike, sa i përket inkubatorëve të biznesit. Mënyra se si i japin subvencionet është komplet jotransparente”, tha Bajrami.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Zekaj: Qeveria ka dështuar në reformën në drejtësi

Kastrati: APK-së iu shtuan punët, por jo edhe buxheti

Kabashi: Korrupsioni po fshihet në detaje të vogla, i nevojshëm monitorimi i specifikave të tenderëve

Humolli: Stagnimi kryesor në luftën kundër korrupsionit po vjen nga mosefikasiteti i gjyqësorit

Ibishi: FSK në tranzicion, ka nevojë që buxheti të rritet

Miftaraj: Ekziston frika që Kosova mund të jetë përsëri cak i sulmeve nga Serbia

Sopjani: Bosnja, më e rrezikuar për një konflikt të ri

Tërnava thotë se nëse nuk përmbushet marrëveshja e Ohrit, mund të nisë një konflikt i ri

Tempus 87: Në pritje të zbatimit të marrëveshjes për të zhdukurit me forcë

E drejta në pension bazik për kategoritë e dala nga lufta

“E tash, ku me shku familjari?”, Qerkinaj debaton me Bogujevcin për çështjen e të pagjeturve
