Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus”, në KTV të hënën, tha se çështja e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, tani po bëhet çështje e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“Ajo që po ndodh është që çështja e zgjedhjeve lokale në veri, do të bëhet çështje e dialogut në Bruksel nga një çështje e brendshme teknike e shtetit të Kosovës, e cila që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës kur ne kemi mbajtur zgjedhje atje me KQZ-në e Kosovës, edhe gjithçka ka qenë në rregull. Tani duket kjo çështje do të kalojë në nivel të dialogut të Brukselit, diçka që Kryeministri aktual kishte thanë disa herë çështja e zgjedhjeve në veri nuk mund të bëhet çështje e dialogut, që është dëmi i parë që i bëhet Kosovës.
Ai tha se fakti që duhet të kyçet ndërmjetësuesi i BE-së për këtë çështje, tregon se ideja e Kryeministrit Albin Kurtit për të shtrirë sovranitetin e shtetit në veri ka dështuar dhe se sipas tij, ka qenë “Aventurë politike”