Sociologu Doni Beshiri, ka thënë se fertilizimin e asistuar mjekësor do ta përkrahte vetëm në rast të problemeve shëndetësore të personave të caktuar.
Ai në emisionin “Tempus” në KTV ka thënë se ka tendenca për të krijuar familje duke u shmangur nga martesa, që sipas tij, është një institucion shumë i rëndësishëm shoqëror.
Me ligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor ai ka thënë se planifikimi i familjes po i mbetet vetëm gruas.
“Mendoj përmes këtyre domethënë eksperimenteve tjera të kohës, po më duket të jetë një formë alternative e pavarësisë së gruas edhe te planifikimi i familjes, unë e përkrah kolegen kur thotë se planifikimi duhet të bëhet në mënyrë të barabartë, por në rast të tillë planifikimi i familjes po i mbetet vetëm gruas dhe këtu po cenohet një institucion shumë i rëndësishëm, siç është martesa”, ka thënë Beshiri.
Ai ka thënë se në Kosovë ka mentalitet diskriminues ndaj grave.
“Në vendin ku jetojmë unë jam një kujdestar i brendshëm social i cili duhet të përshtatet edhe me gjendjen, edhe mentalitetin në të cilin jetojmë. Siç e dimë jetojmë me një vend ku ka mentalitet diskriminues karshi gruas edhe kemi trashëguar këtë edhe nga kodet morale ku e drejta zakonore domethënë ka cenuar gruan”, ka shtuar Beshiri.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.