Jakaj: Marrja e kredisë për të paguar skemat pensionale nuk ka kuptim

Jakaj: Marrja e kredisë për të paguar skemat pensionale nuk ka kuptim
Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në “Tempus” të KTV-së tha se marrja e kredisë për të paguar skemat pensionale, nuk ka kuptim.
Sipas tij, marrëveshja për herë të tretë nuk ka kaluar dhe tani, sipas informacioneve të fundit nga faqja e Kuvendit i bie që është për herë të katërt që do të sillet për miratim.
Jakaj shtoi se nëse shihet marrëveshja, ajo është 47 milionë euro, 6 milionë euro janë për konsulencë për çështje të ndihmesës për asistencë teknike profesionale dhe tjetra është ashtu siç është paraqitur në tabela, që do të jetë rimbursim në raport me vitin buxhetor për shkak të marrjes së disa parave për t’i paguar shtesat që janë dhënë për pensionistët për muajin mars, prill dhe maj të vitit 2021.
“Domethënë se marrëveshja nuk është për pagesat për asistencë sociale të re, por pagesa është për rimbursim për kthimin e mjeteve që janë marrë në vitin 2021, për këtë arsye insistimi edhe i ministrit, por edhe i partisë në pushtet që të votohet me doemos kjo çështje, është pak e pakuptimit edhe për këtë arsye unë konsideroj se marrëveshja nuk duhet të miratohet se marrja e një shume kaq të madhe e kredisë për më paguar skema sociale konsideroj se bën precedent të keq, e po ashtu siç ka qenë precedent tërheqja e një pjese të fondit pensional prej 10%, siç ka qenë në vitin 2021, që u tentua të bëhet në janar të këtij viti deri në 30% të këtij fondi”, deklaroi Jakaj.
Jakaj gjithashtu theksoi edhe vështirësimin e jetesës së pensionistëve, duke thënë se ka pasur një ngritje prej 10 eurove gjatë vitit të kaluar dhe tani pensioni bazik, pensioni i pleqërisë që e marrin mbi 150 mijë, pensioni është minimal prej 100 eurove.
Ai tha se tani produktet më të përdorura tanimë kanë inflacion të madh, ku kanë pësuar një ngritje të madhe të çmimeve, e gjithashtu edhe çmimet e rrymës dhe derivateve.
“Vitin e kaluar tetë muaj rresht jo që nuk ka pasur dialog social, përkundrazi ka pasur betejë të sindikatave të arsimit, ne nuk kemi parë gjatë vitit të kaluar nëse është mbledhë Qeveria, nëse është mbledhë këshilli ekonomiko-social, ose dikush prej sindikatave dhe kanë dialogu me Qeverinë apo Qeveria e ka thirrur sindikatën për më dialogu”, theksoi Jakaj.
Jakaj: Reformat në skema pensionale s’kanë ndodhur, ndonëse ishin në agjendë
Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në KTV, ka deklaruar se reformat në skemat pensionale s’kanë ndodhur, ndonëse sipas tij, ishin në agjendë.
“Në programin qeverisës edhe në programin elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë e paraparë reforma sociale qysh në vitin e parë. Në Programin legjislativ qysh në vitin e parë plotësim-ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale është i paraparë edhe në vitin 2022, por në të dy vitet nuk ka ndodhur”, ka thënë Jakaj.
Ai ka deklaruar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e rrëzoi kriterin prej 15 vitesh përvojë pune.
“Sot kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, i cili këtë kriter prej 15 viteve, këtë Ligj, atë dispozitë ligjore ku është përcaktu kjo është rrëzu. Fatkeqësisht që përmes këtij aktgjykimi nuk do të përfitojnë personat që kanë vdekur ose prej kur hyn në fuqi ligji, por tashmë e kemi një aktgjykim i cili precizon qartë që këto dispozita shfuqizohen më 15 korrik të këtij viti. Është urdhëru Kuvendi dhe Qeveria të nisin reformën, të nisin plotësim-ndryshimin e Ligjit për reformat pensionale, por kjo sipas monitorimit të IKD-së nuk del që do të jetë në plan-programin për vitin 2023”, ka shtuar Jakaj.
Ai ka theksuar se në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në kërkesën që ia ka bërë Ministrisë së Financave se cilat janë veprimet të cilat do t’i ndërmarrë Qeveria për ta përmirësuar këtë gjë, atëherë në përgjigjet e M0inistrisë thuhet që ata kanë në plan-program Projektligjin për skemat pensionale, të cilin do ta miratojë më së largu më 25 nëntor. Por sipas tij ai Projektligj nuk është sjell për shqyrtim në Qeveri.
“Arsyeja, përkundër krejt kësaj, ne kemi pas një Projektligj të propozuar nga një anëtar minor, i cili është nga grupi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që ka pas të njëjtën temë të cilin i përket, e ka Gjykata Kushtetuese, më 18 janar ky Projektligj nuk votohet nga shumica e deputetëve të Kosovës dhe kështu rrëzohet në lexim të parë, por edhe kur miratohet më 25 janar programi legjislativ i Qeverisë për këtë vit aktual, nuk përfshihet në programin legjislativ të vitit 2023. Po në të njëjtën ditë, kur votohet, debatohet ligji për tërheqje të fondit pensional për kontributpaguesit, e kemi parë se si është kushtëzuar sjellja e reformës pensionale me votimin e një marrëveshjeje në vlerë prej 47 milionë eurove për reformën e asistencës sociale dhe pensionale”, ka thënë Jakaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Fetahu: Kanë pushuar të gjitha alibitë për mosdekretimin e kryeprokurorit të shtetit

Demolli-Nimani: MD-ja dështoi ta bëjë reformën në KPK

Miftaraj: Në një shtet normal, ministrja e Drejtësisë s’i atakon vendimet e Kushtetueses

Manaj: Albulena Haxhiu do duhej të shkarkohej

Mustafa: Thelbi i marrëveshjes, krijimi i një autonomie për komunitetin serb

Rrecaj: Ka dilema nëse marrëveshja duhet të ketë pëlqimin e Kuvendit

Miftaraj: Ka qenë iluzion heqja e Asociacionit nga tavolina

Rexhepi për Asociacionin: S’kemi të bëjmë me të drejta të pakicave, por shtrirje të ndikimit të Vuçiqit

Molliqaj: Një fëmijë që rritet me një prind nuk është më ndryshe sesa ai që rritet me dy

Sociologu Beshiri tregon se në çfarë rrethanash do ta përkrahte fertilizimin e asistuar

Demolli: E drejta e grave për të krijuar familje pa u martuar me një burrë është e drejtë kushtetuese
