Kompania e njohur kineze ZTE ka zbuluar smartfonin e ri të saj të avancuar e më të mirëpritur në Kinë - nubia Z18.
Karakteristik e veçantë e këtij smartfoni të ri është se sipërfaqja e ekranit të tij është 91.8 për qind, por ka një prerje (notch) shumë të vogël në të cilën gjendet kamera e përparme për ‘selfie’, transmeton Koha.net.

Ekrani i tij është 5.99-inç IPS LCD me rezolucion prej 1,080 x 2,160 pikselë me skajet shumë të vogla, pothuajse fare.
nubia Z18 vjen me procesor të teknologjisë së fundit, Snapdragon 845, 6 ose 8 GB RAM memorie dhe 64 ose 128 GB memorie të brendshme por pa mundësinë e zgjerimit. Po ashtu, do të punojë me baterinë prej 3,450 mAh e cila mbështet veçorinë e Qualcommit për mbushje të shpejtë – Quick Charge 4.0, si dhe me veçorinë tjetër për kontrollimin e temperaturës e quajtur Neo Power.

Gjithashtu, nucia Z18 vjen edhe me kamerën kryesore të dyfishtë prej 16 + 24 megapikselë si dhe me atë të përparme prej 8 megapikselë.
Edhe
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
ZTE nubia Z18 mund të para-porositet nga tani në Kinë me çmim prej 350 euro për modelin me 6GB/64 GB dhe prej 415 euro për 8GB/128GB, përcjell Koha.net. Po ashtu, ky smartfon do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë ose të kuqe si dhe në edicion të veçantë van Gogh i cili do të kushtojë 450 euro.

Ende nuk dihet se kur mund të jetë në dispozicion edhe jashtë tregut të Kinës.