Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Zbulohet ZTE Nubia Z18 në version mini

Kompania ZTE ka zbuluar smartfonin e parë të serisë së saj nubia Z18 – Z18 mini.

Z18 mini vjen me Snapdragon 660, 6 GB RAM memorie, si dhe me kamerën kryesore të dyfishtë (24 + 5 megapikselë) dhe atë të përparme prej 8 megapikselë.

nubia Z18 mini, po ashtu, vjen me ekran 5.7-inç IPS LCD me rezolucion prej 2,160 x 1080 pikselë e xhamin mbrojtës Gorilla Glass, si dhe raportin prej 18:9, transmeton Koha.net. Vjen edhe me trup nga alumini, si dhe në version me ngjyrë të bardhë, të zezë, të kaltër, vjollce dhe rozë.

Gjithashtu, brenda Z18 mini është edhe aplikacioni AI i veçantë i dizajnuar për ZTE-në, i quajtur NeoSmart AI dhe vjen me butonin dedikues me zë.

Kamera kryesore mund të bëjë portrete, ndërsa ajo e përparme mund të bëjë skanime për të ç’kyçur telefonin. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, në dispozicion është edhe skaneri për gishta i vendosur në pjesën e pasme.

Para-porositë për ZTE nubia Z18 mini në Kinë filluan sot dhe porositë aktuale do të dërgohen më 19 prill. Modeli me 64 GB memorie të brendshme kushton 230 euro dhe ai me 128 GB 270 euro. Versioni “The Limited Provence Edition”, ai me ngjyrë vjollce, do të kushtojë 280 euro.

ZTE nubia Z18 mini, tani për tani nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion jashtë Kinës.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm