Në MWC 2018 përfaqësuesit e nubias kanë thënë se telefonat e tyre të ardhshme do të vijnë me sistemin operativ Android, por me ndërfaqen e përdoruesit nubia UI.
Tani, nubia paralajmëron se nga java e ardhshme, saktësisht më 22 mars, do të lansojë telefonin e ri i cili quhet nubia V18.
Në posterin e publikuar nga kompania, shkruan se nubia V18 do të vijë me ekran 6-inç dhe çmimi i tij do të jetë rreth 127 euro, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, nubia V18 pritet të vijë me kamerë të dyfishtë por nuk dihet nëse është fjala për kamerën e pasme apo të përparme (ndoshta mund të kenë të dy anët).
Lexoni edhe:
Lansimi i nubia V18 është njëri nga shumë telefonat e tjerë të caktuar për lansim këtë muaj. Meizu do të prezantojë telefonin e ri E3 më 21 mars, një ditë më vonë Vivo do të lansojë telefonin V9 ndërsa Xiaomi dhe Huawei do të mbajnë ngjarjet e tyre më 27 mars për lansimin e serisë Mi Mix 2s dhe P20 respektivisht.
