Tech

ZTE sjell smartfonin e ri të avancuar me dy ekrane e çmim të lirë

Ndërsa konkurrentët lokalë si Vivo, Oppo, Xiaomi dhe Honor kanë provuar mekanizma të ndryshëm për të mundësuar një telefon me ekran pa skaje dhe pa “prerje” (notch), ZTE ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të arritur këtë objektiv.

Duke hequr kamerën e përparme, telefoni i detyron përdoruesit të shfrytëzojnë kamerën e pasme nëse duan të bëjnë ‘selfie’ por me një detaj interesant: nubia X ka dy ekrane, të parin prej 6.26-inç FHD+ LCD dhe atë sekondar prej 5.1-inç FHD me rezolucion prej 720 pikselë.

Qëllimi i ekranit dytësor OLED është të realizoni foto ‘selfie; duke përdorur vetëm kamerat “e pasme.”

Softueri i inteligjencës artificiale të kamerës është testuar me 4,000 skena të ndryshme për të kapur imazhet më cilësore.

Përveçse i shërben kamerës, ekrani OLED i “pasmë” mund të shërbejë edhe si ekran që mund ta përdorni çdo ditë.

{gallery}

Për të mësuar se cilin prej ekraneve po përdorni, Nubia X ka një softuer por përdoruesit mund ta bëjnë manualisht me dy butonë kapacitiv në anën e telefonit për të ndryshuar ekranin.

Kur përdoruesit janë duke shfrytëzuar ekranin e dytë, ndërfaqja “Always On” ka disa sonde të cilat janë me të vërtetë të mrekullueshme.

ZTE nubia X vjen me procesor Snapdragon 8454, 8 GB RAM memorie dhe 256 GB memorie të brendshme, si dhe punon me sistemin operativ Android 8.1.

Gjithashtu, nubia X punon me baterinë prej 3,800 mAh me veçorinë për mbushje të shpejtë të baterisë - Quick Charge 3.0, si dhe ka dy porta Nano për SIM kartelat.

ZTE nubia X do të fillojë të shitet me çmim prej 470 dollarë për modelin me 6 GB/64 GB dhe 620 dollarë për atë me 8 GB/256 GB./PCWorld Albanian