Jo shumë moti Inteli ishte në probleme të mëdha për shkak të lëshimeve të sigurisë Meltdown dhe Specter të cilat ndikuan në një numër të konsiderueshëm të procesorëve të kompanisë. Inteli ndërmori një varg hapash për ta trajtuar këtë problem, por si duket tani një lëshim i ri i sigurisë është zbuluar nga hulumtuesit e sigurisë të cilët e zbuluan Meltdown dhe Specter, raporton Ubergizmo.
I quajtur "ZombieLoad", ky sulm side-channel i shënjestron çipsetet Intel. Një nga dallimet kryesore në këtë sulm në krahasim me të mëparshmin është se në vend të futjes së kodit malinj që e instalon malwarein, lëshimi i ri i sigurisë mbështetet në vetë të metat e çipit, shkruan KOHA Ditore.
Ideja e emërtimit të këtij lëshimi të sigurisë është se ai përdor të dhëna të cilat procesori nuk mund t'i kuptojë ose përpunojë dhe i detyron ata të kërkojnë ndihmë nga mikrokodi i procesorit për ta parandaluar rrëzimin e sistemit. Përmes këtij sulmi, lëshimi i sigurisë mund të shkaktojë rrjedhje të të dhënave nga bërthama e procesorit.
Për fat të mirë, tani për tani nuk ka asnjë arsye për panik, sepse theksohet se sulmi është relativisht i vështirë të realizohet dhe se kërkon aftësi dhe përpjekje të caktuara për të qenë i suksesshëm. Gjithashtu, lajmi i mirë është se Inteli në ndërkohë e ka publikuar një mikrokod për t’i arnuar procesorët e prekur.
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Ekspertët paralajmërojnë: Lodrat me AI mund të rrezikojnë privatësinë e fëmijëve
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
ChatGPT mund të gjenerojë imazhe seksuale dhe të dhunshme me një udhëzim të thjeshtë
-
Studimi: “Uncensored AI” po përdoret për përhapjen e teorive konspirative dhe dezinformatave