Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Procesorët Intel kanë lëshim të ri të sigurisë - AMD është i sigurt

Hulumtuesit në Institutin Worcester Polytechnic në SHBA dhe Universitetin Lubeck në Gjermani e kanë zbuluar kohët e fundit një lëshim të ri të sigurisë i cili ndikon në procesorët e Intel. I emërtuar "Spoiler", lëshimi sikurse edhe Spectre para tij ndikon në engine spekulativ ekzekutues i cili ndikon në mënyrë precize në procesimin e ardhshëm për ta përmirësuar performancën, raporton TechSpot.

Siç ceket në raport, Spoiler është i pavarur nga Spectre, kështu që arnimet dhe përmirësimet ekzistuese të cilat janë publikuar për Spectre dhe Meltdown nuk e kanë asnjë ndikim në lëshimin e ri të sigurisë. Spoiler paraqet një problem të komplikuar, sipas raportit, dhe mund të aplikohet për procesorët Intel nga gjenerata e parë e deri tek më e reja.

Hulumtuesit gjithashtu i testuan procesorët e bazuar në AMD dhe ARM, por zbuluan se ata nuk ishin të prekur nga lëshimi i ri i sigurisë. Ky Spoiler duket unik për Intelin, dhe ashtu si tek Spectre dhe Meltdown, nuk ekziston zgjidhje vetëm në planin softuerik; ndryshimet në mikroarkitekturë mund të jenë të dobishme, por kjo do të ketë ndikim në performanca, shkruan KOHA Ditore.

AMD ka konfirmuar gjithashtu se Spoiler nuk ndikon në procesorët Ryzen të kësaj kompanisë.