Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Zelensky: Bisedova me Elon Musk, do të marrim më shumë internet nga Starlinku

Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka zhvilluar një bisedë me shefin ekzekutiv të SpaceX, Elon Musk, bisedë kjo pas së cilës njoftoi se vendi që e drejton do të merrte më shumë nga terminalet e internetit satelitor Starlink javën e ardhshme.

"Kam biseduar me Elon Musk. Unë i jam mirënjohës atij që ka mbështetur Ukrainën me fjalë dhe vepra," shkroi Zelenskiy në Twitter.

Musk tha të enjten se Starlink ishte i vetmi sistem komunikimi jo-rus që ende punon në disa pjesë të Ukrainës pas pushtimit rus.

Në një postim në Twitter të premten mbrëma, Elon Musk pretendoi se zyrtarët e huaj të qeverisë i kishin kërkuar kompanisë së tij të internetit satelitor Starlink "të bllokonte burimet ruse të lajmeve" pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Mirëpo ai ka thënë se nuk mund ta bëjnë këtë.

“Ne nuk do ta bëjmë këtë nëse nuk jemi nën kërcënimin e armës”, ka thënë Musk në Twitter. "Më vjen keq që jam absolutist i fjalës së lirë”, ka shtuar ai.

Është e paqartë se cilave qeveri i referohet Musk në Twitter, megjithëse ai shtoi se nuk ishte Ukraina.