OnePlus 5 është lansuar në muajin qershor dhe është në dispozicion në tregje të ndryshme që atëherë.
Tani, kompania njofton se ka bashkëpunuar me dizajnerin francez të modës, Jean-Charles de Castelbajac, për të zbuluar sot detajet e reja për edicionin e veçantë të modelit të saj OnePlus 5, transmeton Koha.net.

I quajtur OnePlus 5 The Collection, vjen me dizajn pak më ndryshe por me specifika të njëjta si të modelit standard.
Edicioni i veçantë i OnePlus 5 do të jetë në dispozicion vetëm në Paris, ku do të lansohet më 22 shtator (pasnesër) përmes një ngjarjeje në butikun e modës Colette.
Çmimi i OnePlus 5 The Collection pritet të jetë 559 euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Sa kushton unaza që do ta marrin fituesit e botërorit?
-
Blerjet nga Shein, Temu dhe AliExpress bëhen më të shtrenjta në BE, shkak tarifa e re
-
Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6
-
Reali do t’i ofrojë 150 milionë euro për Olisen
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë