Tech

Dalin detajet e OnePlus 5

Më pak se 24 orë para lansimit zyrtar, kanë rrjedh online detajet për telefonin e ri OnePlus 5.

Kjo pajisje e re pritet të ketë kamerë 16MP me lens të fuqishëm që përdor senzorë të Sonyt, sipas The Verge.

OnePlus 5 sikurse iPhone 7 Plus është në gjendje të përdorë versionin “Portrait Mode”.

Telefoni i ri i OnePlus do të ketë ekran të gjerë me shumë pak kornizë, thuajse sikurse Samsung Galaxy S8.

OnePlus 5 pritet të kushtojë rreth 500 dollarë.