Kompania kineze OnePlus zyrtarisht ka bërë të ditur se më 20 qershor do të prezantojë telefonin e vet premium OnePlus 5.
Kompania u ka dërguar mediave informacionin se ngjarja online do të mbahet në datën e përmendur dhe fjalimi kryesor do të transmetohet direkt, transmeton kp.
Përveç kësaj, kompania planifikon edhe një numër të madh ngjarjesh në gjithë botën, në të cilat do të promovojë dhe do të shfaqë telefonin OnaPlus 5.
OnePlus tashmë ka zbuluar se telefoni OnePlus 5 do të ketë çip Qualcomm Snapdragon 835 dhe sugjeron se do të ketë edhe dy kamera të vendosura në mënyrë horizontale nga mbrapa, profil më të hollë se sa rivalët, si dhe version më të lartë se sa pararendësi.

Artikuj të ngjashëm
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing