Motorola do të lansojë një pajisje Android One e cila pritet të jetë pasardhëse e Moto X4.
Pajisja e re quhet Motorola One Power dhe do të vijë me procesor Snapdragon 636 dhe 4 GB RAM memorie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkrani me prerje (notch) është konfirmuar se do të jetë 6.2-inç me rezolucion Full HD+, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, Motorola One Power pritet të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 5 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë. Po ashtu, thuhet se One Power mund të vijë edhe me 6 GB RAM memorie.
Motorola One Power, po ashtu, pritet të vijë me baterinë prej 3,780 mAh dhe do të punojë me sistemin operativ Android Oreo 8.1, por nëse ky telefon vërtetë është një pajisje Android One atëherë ka shumë gjasa që të jetë njëri nga telefonat e parë me sistemin operativ të përditësuar Android P.
