Modeli Motorola One Vision u paraqit para pak ditësh në Geekbench. Thashethemet e mëparshme sugjeruan se telefoni do të emërtohej Motorola P40, por ka më shumë gjasa që bëhet fjalë për versionin kinez dhe global të pajisjes së njëjtë. Tani dihen më shumë hollësi rreth këtij telefoni të papublikuar të Motorola, përcjell GSMArena.
Sipas informatave të publikuara nga XDA-Developers, Motorola One Vision (me emrin e koduar Robusta2) do ta përdorë çipsetin Exynos 9610. Ai do të jetë në dispozicion në opsionet me 3GB dhe 4GB RAM, si dhe me 32GB, 64GB dhe 128GB hapësirë për ruajtje. Telefoni do të jetë pjesë e familjes Android One dhe do të livrohet me softuerin e instaluar fabrikisht Android Pie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOne Vision do të ketë ekran 21:9 dhe rezolucion 2520 x 1080p. Burimi nuk ka përmendur madhësinë e ekranit, por informacionet e rrjedhura më parë rreth modelit P40 e tregojnë ekranin prej 6.2 inçëve, shkruan KOHA Ditore.
Telefoni do të ketë sistem me dy kamera në anën e pasme, nga të cilat sensori kryesor është 48MP Quad-bayer dhe mund të krijojë foto prej 12MP. Motorola po punon në funksionet e kamerës, të quajtura "Long Exposure" dhe "Video 3D HDR" pikërisht për këtë telefon.
Bateria do të ketë kapacitet prej 3500mAh, ndërsa telefoni do të jetë në dispozicion në të paktën dy ngjyra – të kaltër dhe ari.