Muajin e kaluar ka pasur një raport që sugjeron se të paktën dy telefona të Motorolës do të përdorin procesorin Exynos 9610 10nm.
Më vonë, kishte informata se një nga këto modele mund të ishte Motorola P40, pasardhësi i drejtpërdrejtë i telefonit P30 të vitit të kaluar. Tani, uebfaqja e njohur Geekbench zbulon se Motorola do të vijë me smartfon të ri Vision Android One i cili ka procesor Exynos 9610.
Motorola Vision Andriod One, po ashtu, do të vijë me 6GB RAM memorie si dhe punon me sistemin operativ Android 9.0 Pie, transmeton KosovaPress.
Sipas informacioneve paraprake, smartfoni i ri do të ketë një ‘notch’ (prerje) në ekran për kamerën për ‘selfi’. Në anën e pasme, pritet të ketë dy kamera me një sensor primar 48MP, si dhe skanerin për gishta.
Gjithashtu, Vision Android One vjen me ekran 6.2-inç. Versioni bazë i këtij smartfoni të ri do të ketë një 3 GB/32 GB si dhe versioni më i fuqishëm do të ketë 6 GB/128 GB.