Një raport i ri ka zbuluar një skemë masive të mashtrimit të reklamave që mashtroi kompanitë e marketingut dhe harxhoi bateritë e smartfonëve të përdoruesve.
Skema funksiononte përmes ‘banerave’ të rrejshëm të reklamave që ishin fshehur pas ‘banerave’ të reklamave të ligjshme në aplikacionet Android.
Krijuesit e aplikacioneve Android morën ankesa nga përdoruesit se bateria e tyre po harxhohej shumë shpejtë si arsye e përdorimit të tyre, por ata vet nuk e dinin se ku qëndronte problemi.
Pastaj u zbulua se ka reklama të fshehura të cilat po “vrisnin” bateritë e telefonave.
Këto reklama nuk janë shikuar nga askush pasi ishin të fshehura, duke bërë që edhe kompanitë të humbasin paratë e tyre pasi kishin investuar për reklama që dukeshin.
Mashtruesit, që kanë arritur të hakonin aplikacionet Android, thuhet se kanë përvetësuar mijëra euro./KosovaPress
-
Këto shenja tregojnë se telefoni juaj mund të jetë i infektuar me malware
-
Më shumë se 100 milionë përdorues të Androidit janë viktima të një skeme mashtruese
-
Aplikacionet që “mbysin” baterinë e telefonave
-
Google Play Store tani u rekomandon përdoruesve t’i fshijnë aplikacionet që nuk i përdorin
-
Mos i pranoni me asnjë kusht këto thirrje dhe mesazhe