Ka shumë mundësi që përdoruesit në telefonat e tyre kanë shumë aplikacione, por vetëm disa i përdorin në baza ditore, ndërsa të tjerat i përdorin herë pas here. Kjo do të thotë se ekziston një numër i madh aplikacionesh në pajisje të cilat vetëm zënë hapësirë, raporton Ubergizmo.
Kompania Google si duket është e vetëdijshme për këtë problem dhe tani janë shfaqur informacione se ekziston një funksion i ri në Google Play Store i cili u paraqet përdoruesve të Androidit njoftime dhe ua kujton atyre se mund t’i fshijnë aplikacionet që nuk i përdorin për ta liruar hapësirën në telefonat e tyre.
Me të shtypur në njoftim do të radhiten aplikacionet të cilat përdoruesi nuk i ka hapur ose nuk i ka përdorur për një kohë, duke sugjeruar që një aplikacion i tillë nuk është i nevojshëm dhe mund të fshihet në mënyrë të sigurt. Aktualisht nuk dihet se çfarë i nxit njoftimet dhe sa kohë nevojitet që aplikacioni të mos përdoret për t'u konsideruar i panevojshëm, shkruan KOHA Ditore.
Ky nuk paraqet ndonjë funksion të ri ose revolucionar, pasi që përdoruesit e iOS-it tash një kohë e kanë mundësinë t’i fshijnë aplikacionet e papërdorura në mënyrë automatike.
-
Play Store heq mbi 850 mijë aplikacione
-
Fshini këto 13 aplikacione nga telefoni juaj, përmbajnë virus të rrezikshëm
-
“Malware”, shenjat që tregojnë se telefoni juaj është infektuar nga virusi
-
Këto shenja tregojnë se telefoni juaj mund të jetë i infektuar me malware
-
Shumë aplikacione të rrejshme fshihen nga Play Store dhe App Store