Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Youtube lidhet me NFT-në

Kompania e madhe e videove, Youtube, njoftoi se do t’ua mundësojë përdoruesve krijimin videove të shkurtra dhe opsione që mund të përdoren në shitje në NFT.

Youtube përmes një deklarimi tha se janë të interesuar ta zgjerojnë hapësirën ndërvepruese, me qëllim që përdoruesit të kenë më tepër mundësi për manovrim në NFT.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

NFT-ja është platformë tashmë e njohur botërisht për blerje dhe shitje online.

Ajo mund të lidhet me një aset të veçantë digjital ose fizik dhe një licencë për të përdorur aktivin për një qëllim të caktuar.

NFT-ja (dhe licenca përkatëse për të përdorur, kopjuar ose shfaqur aktivin bazë) mund të tregtohet dhe shitet në tregjet digjitale. Natyra jashtëligjore e tregtimit NFT zakonisht rezulton në një shkëmbim jozyrtar të pronësisë mbi aktivin që nuk ka bazë ligjore për zbatimin, që shpesh jep pak më shumë sesa përdorim si një simbol statusi.