Youtube e ka bllokuar përkohësisht kanalin e yllit i cili bënte video të bukurisë, James Charles.
Në fillim të muajit, ai kishte pranuar se u kishte dërguar mesazhe me përmbajtje seksuale dy djemve 16-vjeçarë.
Youtube ka konfirmuar se 21-vjeçari i cili ka 25 milionë ndjekës në kanalin e tij në këtë rrjet social, ishte hequr përkohësisht nga programi i tyre i partneritetit.
Programi lejon yjet e Youtubit të fitojnë para nga përmbajtja e tyre.
Youtube nuk tha për sa kohë do të bllokohet kanali i tij.
Një zëdhënës nga YouTube tha se kompania kishte zbatuar politikën e tyre e cila thotë: "Nëse shohim që sjellja e krijuesit brenda dhe/ose jashtë platformës dëmton përdoruesit, komunitetin, punonjësit ose ekosistemin tonë, ne mund të marrim masa për të mbrojtur komunitetin”.
Edhe
James Charles pranon se ka shkëmbyer mesazhe me të mitur
Kjo është kompania e dytë që rivlerëson partneritetin e saj me influencuesit.
Të premten, Charles dhe kompania e kozmetikës Morphe njoftuan për përfundimin e partneritetit të tyre.