Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

James Charles pranon se ka shkëmbyer mesazhe me të mitur

Video-krijuesi në Youtube, James Charles, ka pranuar se u ka dërguar mesazhe eksplicite dy djemve 16-vjeçarë.

“I kuptoj plotësisht veprimet e mia dhe si janë të gabueshme”, ka thënë blogeri 21-vjeçar në një video të postuar në kanalin e tij në Youtube.

Akuzat kundër Charlesit filluan në rrjetet sociale në fillim të këtij viti, shkruan BBC.

Në shkurt, ai ishte akuzuar nga një adoleshent të cilën Charles e mohoi, duke thënë se ai flirtoi me adoleshentin sepse besonte se ishte 18-vjeç.

Ai ka shtuar se i ndodhën dy incidente, një vitin e kaluar dhe një tash vonë, ku ai kuptoi se personi me të cilin po shkëmbente mesazhe ishte i mitur.

Charles ka kërkuar falje publike ndaj djemve dhe ka thënë se do të pushojë për një kohë nga postimi në rrjetet sociale për ta “edukuar” veten lidhur me këto çështje.