Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Yaskawa përuron në Slloveni fabrikën e parë robotike në Europë

Prodhuesi japonez, Yaskawa do të inaugurojë fabrikën e re robotike në qytetin slloven të Koçevjes, në atë që është struktura e saj e parë në Europë, transmeton atsh njoftimin e agjencisë sllovene të lajmeve, STA

Testimi i fabrikës, do të prodhojë lloje të ndryshme të robotëve me gjashtë akse.

Objekti i ri ka pothuajse 10 000 metra katrore hapësirë funksionale dhe deri në vitin 2023 parashikohet punësimi i rreth 200 punonjësve dhe prodhimi i 6 000 robotikëve industrialë çdo vit.

Duke konsideruar disa vende të mundshme, “Yaskawa Electric Corporation” përfundimisht zgjodhi Slloveninë për fabrikën e saj të parë robotike në Europë dhe jashtë Azisë.

Qeveria sllovene ka mbështetur investimin me vlerë 24,6 milionë euro, që ka filluar në nëntor të 2017 me 5,6 milionë euro.

Yaskawa gjithashtu ka në plan të krijojë një qendër kërkimi dhe zhvillimi në Koçevje për të rritur bashkëpunimin me fakultetet dhe institutet kërkimore sllovene.

Artikuj të ngjashëm