Redmi Y3 po paralajmërohet tash ca kohë, ndërsa veçanërisht theksohen mundësitë e kamerave të përparme të cilat do të kenë sensor 32MP. Telefoni do të vijë gjithashtu me një sfond të teksturuar dhe një gradient ngjyrash, dy kamera dhe sensor për gjurmë gishtash. Lansimi i telefonit tashmë është paralajmëruar për 24 prill, ndërsa tani dimë më shumë rreth karakteristikave të tij falë listingut Geekbench, raporton GSMArena.
Xiaomi Redmi Y3 do të ketë çipset Snapdragon 625, të çiftëzuar me 3GB RAM. Procesori u publikua në vitin 2016 dhe ishte veçanërisht i popullarizuar në telefonat si Redmi Note 4 ose Redmi Y2 i vitit të kaluar. Implementimi i procesorit pak më të vjetër në telefonin e vitit 2019 sugjeron se Redmi Y3 ka të ngjarë të shitet me një çmim fillestar të përballueshëm. Listingu gjithashtu tregon se telefoni përdor MIUI 10, nëpërmjet Android Pie, shkruan KOHA Ditore.
Telefoni në testin Geekbench e arriti një rezultat single core prej 1236 pikësh dhe rezultat multi core prej 4213 pikësh. Këto rezultate janë në nivel me atë që e arrin Redmi 7. Një tjetër ngjashmëri midis modelit Xiaomi Redmi Y3 dhe Redmi 7 është bateria 4000mAh.
Më shumë detaje rreth modelit Xiaomi Redmi Y3 priten gjatë lansimit zyrtar të pajisjes.