Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Redmi e konfirmon telefonin me çipin Snapdragon 855, por pa pop-up kamerë

Lu Weibing, menaxheri i përgjithshëm i brendit Redmi, e diskreditoi një foto e cila thuhet se e paraqiste telefonin Redmi Pro 2 me kamerë pop-up. Weibing konfirmoi se është duke u përgatitur telefoni me çipsetin Snapdragon 855, por tha se dizajni i pajisjes nuk do të jetë si ai në render, përcjell GSMAren.

Duke pasur parasysh se informacioni origjinal i rrjedhur kishte shumë pak detaje, është e mundur që nuk do të shohim as edhe një pajisje të emërtuar Redmi Pro 2 (për të cilën qarkullonin thashethemet që nga viti 2017), shkruan KOHA Ditore.

Sido që të jetë emërtimi i telefonit të ardhshëm, pritet që ai do të jetë një azhurnim i madh krahasuar me telefonin aktual më të fuqishëm të Redmi – Note 7 Pro me çipsetin Snapdragon 675 (i cili është i kufizuar në tregjet e Kinës dhe Indisë).