Tech

Xiaomi prezanton smartfonin e ri me çmim të lirë

Prodhuesi i njohur kinez i smartfonëve, Xiaomi, prezantoi sot një model të ri, Mi Play, me një “notch” (prerje në ekran) të ri.

Smartfoni ka një “notch” në formë rrethore, dhe jo kamerë nën-ekran siç po merr jetë edhe trendi i fundit me Galaxy A8s dhe Huawei Nova.

Në pjesën e pasme të Mi Play gjenden dy kamera të vendosura vertikalisht sikur te Apple iPhone X.

Dy opsione ngjyrash janë të në dispozicion: kuqe dhe purpurt.

Specifikat e harduerit:

  • Ekrani: 5.83-inç 1080 x 2280 pikselë
  • Procesori: MediaTek P35
  • Memoria: 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme
  • Bateria: 3,000 mAh plus microUSB
  • Kamera: 12+2 megapiksel e pasme
  • Të tjera: Skaner i shenjave të gishtërinjve.

Në fillim të vitit, Xiaomi prezantoi telefonin pa “notch”, Mi Mix 3, i cili ka një kamerë me mekanizëm fizik por kushton 475 dollarë.

Për ata që nuk përballojnë dot fjalën e fundit të teknologjisë, Mi Play kushton 160 dollarë./pcworldalbanian